Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj – Stublla përshëndet marrëveshjen historike Izrael-EBA

nga B G14 gusht 2020

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës ka përshëndetur marrëveshjen historike të arritur midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).

Përshëndesim marrëveshjen historike për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe të ndërmjetësuar nga Presidenti Trump”, ka thënë Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës,  Meliza Haradinaj – Stublla.

Kryediplomatja e Kosovës ka thënë se kjo marrëveshje trepalëshe është hap i madh përpara për krijimin e energjive të reja që do të sjellin ndryshime të mëdha në proceset e paqëbërjes dhe zhvillimit në Lindjen e Mesme.

“Marrëveshja historike e arritur nën ndërmjetësimin dhe lidershipin amerikan është dëshmi e fuqishme e përkushtimit të liderëve të Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, për paqe dhe zhvillim”, ka thënë Ministrja Haradinaj – Stublla, duke shtuar se edhe marrëveshja përfundimatre Kosovë – Serbi duhet të arrihet sa më parë, me ndërmjetësimin e SHBA-ve./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →