Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj-Stublla uron popullin e Afganistanit për Ditën e Pavarësisë

nga B.K19 gusht 2020

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Republikës Islamike të Afganistanit me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Duke shprehur urime të përzemërta për popullin dhe institucionet e këtij shteti me rastin e 101 vjetorit të pavarësisë, ministrja Haradinaj-Stublla tha se Prishtina zyrtare do të angazhohet për krijimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me Republikën Islamike të Afganistanit.

Pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga Republika e Islamike e Afganistanit më 18 shkurt të vitit 2008./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →