Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj takon Senatoren Ernst: Ushtria jonë u forcua përkrah Gardës Nacionale të Iowa’s

nga Venera Grabanica1 shkurt 2024
Haradinaj takon Senatoren Ernst: Ushtria jonë u forcua përkrah Gardës Nacionale të Iowa’s

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka takuar Senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst, në takimin e mbajtur në senatin amerikan në Washington.

Gjatë këtij takimi Haradinaj e ka falënderuar Senatoren Ernst për kontributin dhe mbështetjen që ka dhënë në historinë e Kosovës, shkruan rtv21.tv.

“Gjatë takimit theksova se në procesin e shtetndërtimit, shteti i Iowa-s ka dhënë kontribut të lartë ndërsa mbështetja dhe kontributi personal i senatores Ernst është i skalitur në historinë tonë. Bashkëpunimi në shumë fusha, si në arsim, ekonomi dhe në veçanti në ngritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës është i një rëndësie të veçantë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Ndërsa, ka shtuar se Ushtria jonë është rritur, është forcuar dhe është modernizuar përkrah Gardës Nacionale të Iowa’s, e cila ndihmoi FSK-në.

“Kjo është historike në procesin e shtetndërtimit tonë, sikurse që është historike dhe e përjetshme lidhja Kosovë-Amerikë!”, ka përfunduar Haradinaj.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →