Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj tregon pse e kishte pritur Radoiçiqin në zyrë

nga B G3 tetor 2023
Haradinaj tregon pse e kishte pritur Radoiçiqin në zyrë

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha në se ngjarja e ndodhur në Banjskë ishte një sulm i pastër terrorist, që u neutralizua falë profesionalizimit të policisë së Kosovës.

Ai kujtoi kohën kur si kryeministër i Kosovës kishte pritur në zyrë  Milan Radoiçiq në atë kohë një serb i rëndësishëm, por jo i proceduar dhe as i sanksionuar nga SHBA.

“Në kohën e krijimit të ushtrisë së Kosovës kemi zhvilluar biseda me të për ligjet për ushtrinë. Në atë kohë jam munduar t’u shpjegoj se ligjet tona nuk janë kundër serbëve të Kosovës dhe u kam siguruar atyre që edhe fëmija i tyre mund të bëhet pjesë e ushtrisë së Kosovës. Ata nuk ranë dakord. Ata kërkonin që në ligj të shtohet një nen ku të thuhet se ushtria e Kosovës nuk shkon në veri pa lejen e NATO dhe KFOR. Në atë kohë ai ishte një nga serbët e rëndësishëm të kohës por jo i sanksionuar nga SHBA”, kujtoi Haradinaj në Euronews.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →