Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjatë kohës sa ishte kryeministër ishte përballur me situatën e njëjtë me të cilën po përballet tani kryeministri Albin Kurti, ku atëkohë ishte pikërisht ZRrE-ja e cila pati kërkuar rritjen e çmimit të energjisë.
Haradinaj ia ka rikujtuar Kurtit deklaratat e mëhershme, i cili sa ishte opozitë pati premtuar zbritjen e çmimit të energjisë.
“Sa isha kryeministër nuk e lejova rritjen e çmimit të energjisë. Kryeministri Kurti duhet ta bëj të njëjtën gjë pavarësisht që nuk është një zgjidhje e lehtë”, është shprehur ai./21Media









