Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj uron përvjetorin e pavarësisë duke i shërbyer Policisë

nga Kaltrina Berila17 shkurt 2019

Kosova sot feston 11 vjetorin e pavarësisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Haradinaj si çdo festë tjetër edhe shënimin e përvjetorit të pavarësisë e fillojë duke i shërbyer pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

“Mirëmëngjes miq, Urime 11-vjetori i Pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, ku ka postuar edhe disa fotografi.

Kosova është shpallur shteti pavarur më 17 shkurt 2008 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, gjatë një seance solemne, ku deklaratën e pavarësisë e lexoi ish-kryeministri, Hashim Thaçi. Deklarata e Pavarësisë u miratua nga 109 deputetë të Kuvendit të Republikës, ku munguan vetëm deputetët e komunitet serb./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →