Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj uron që Krishtlindjet të sjellin Paqe nën kulmin e secilit

nga E.Bullaku24 dhjetor 2019

Haradinaj uron festën

Në prag të Festës së Krishtlindjes, kryeministri në largim Ramush Haradinaj u ka përcjellë urimet më të përzemërta të gjithë shqiptarëve katolikë, besimtarëve të krishterë si dhe miqve ndërkombëtarë që shërbejnë në Kosovë.

Tutje Haradinaj uroi që Krishtlindjet të sjellin Paqe nën kulmin e secilit.

Si popull i një trungu, ne, për mijëra vjet kemi festuar së bashku, duke i dhënë kuptim thelbit të Festës, lajmin e mirë, shpresën, faljen, dashurinë dhe harmoninë ndërmjet njerëzve.
Uroj dhe punoj që kjo traditë unike të rrënjoset si parim i përhershëm dhe model për shoqërinë dhe shtetin tonë.Uroj që Krishtlindjet të sjellin Paqe nën kulmin e secilit prej nesh. Buzmi le të ndriçojë e të ngrohë çdo familje. Për Shumë Mot e Jetë
”, shkroi Haradinaj.

Kujtojmë se mesha solemne e Krishtlindjes do të mbahet në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, të cilën do ta udhëheq Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →