Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj uron Shqipërinë për hapjen e kapitujve të negociatave me BE-në

nga Gentrita Xhemajli17 nëntor 2025
Haradinaj uron Shqipërinë për hapjen e kapitujve të negociatave me BE-në

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, e ka uruar Shqipërinë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj tha se Shqipëria po bën hapa të mëdhenj në politikën e saj të jashtme, duke hapur kështu edhe grupkapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në BE.

“Është kënaqësi e madhe të shohim shtetin amë të bëhet faktor kyç në rajon, duke treguar vendosmëri dhe vizion për integrim. Besoj fuqishëm se do të jenë zë edhe për ne, në rrugëtimin tonë drejt integrimit euro-atlantik. Të priftë e mbara tutje, Shqipëri!”, ka shkruar Haradinaj./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →