RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

Haradinaj uron shqiptarët e Tuzit: Morën atë që u takon, fitoren në vendin e tyre

nga Venera Grabanica6 mars 2023
Haradinaj uron shqiptarët e Tuzit: Morën atë që u takon, fitoren në vendin e tyre

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar shqiptarët e Tuzit pas fitores të Forumit Shqiptar.
Haradinaj ka thënë se kjo është një datë e rëndësishme sepse shqiptarët morën atë që u takon.
“Urime shqiptarëve të Tuzit që në një datë kaq të rëndësishme, morën atë që u takon, fitoren e tyre në vendin e tyre”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Në komunën e Tuzit në Mal të Zi, u mbajtën dje zgjedhjet për pushtetin vendor.
Në koalicionin “Forumi shqiptar” të udhëhequr nga Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, bëjnë pjesë edhe Lidhja Demokratike e Shqiptarëve, Unioni Kombëtar Shqiptar dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →