RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj vizitoi shtëpizën “Autizmi Flet” në tregun e fundvitit në Prishtinë

nga B.K22 dhjetor 2022
Haradinaj vizitoi shtëpizën “Autizmi Flet” në tregun e fundvitit në Prishtinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar sot shtëpizën “Autizmi Flet”, në tregun e fundvitit në Prishtinë.
Haradinaj ka përgëzuar stafin dhe vullnetarët e Organizatës për kauzën e tyre humane.
“Vizitova shtëpizën ‘Autizmi Flet’ në Tregun e Fundvitit në Prishtinë, për të shprehur përkrahjen ndaj të rinjve dhe të rejave të cilët ofrojnë shërbime për fëmijët me autizëm. Me këtë rast përgëzova stafin dhe vullnetarët e organizatës ‘Autizmi Flet’ për kauzën e tyre humane”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka thënë se kujdesi ndaj fëmijëve të prekur, është vërtetë humanizëm i jashtëzakonshëm.
“Të gjithë ata që përkujdesen për këta fëmijë i falënderoj nga zemra. Puna dhe kujdesi ndaj tyre është vërtetë një humanizëm i jashtëzakonshëm”, ka përfunduar Haradinaj./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Më të fundit

Të gjitha →