Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Zgjedhja e presidentit do ti konvenoj Kurtit dhe Vetëvendosjes

nga Gentrita Xhemajli15 dhjetor 2025

(Lajm i përditësuar)


Haradinaj për Alban Krasniqin: Kam respekt për të

Daut Haradinaj nga AAK në “Click” të RTV21 i pyetur për deklarimin e Alban Krasniqit nga VV, tha se mund të ishte i inponuar, derisa tha se ai është përfaqësues i një subjekti politik.

Ai shtoi se ka respekte për të dhe nuk i bënë përshtypje.

“Unë i respektoj, kam respekt për atë shtëpi edhe pavarësisht, ai është përfaqësues i një subjekti politik, ndoshta i imponohen edhe puna që i ka dalë vëllau në një parti tjetër, por unë kam respekt për ta edhe nuk më bënë përshtypje”, tha ai./21Media


Haradinaj për familjen e Dardan e Alban Krasniqit: Jam mik i asaj familje

Daut Haradinaj nga AAK në emisionin “Click” të RTV21, ka folur për Dardan dhe Alban Krasniqin. Ai tha se është mik i kësaj familje, duke shtuar se nuk flasin politikisht.

“Nuk është ai qëllimi sepse politika nga pak është bërë edhe abuzive, nuk është qëllimi me i dëmtuar Vetëvendosjen, Albanin e njoh prej kohës kur ia kam njohur babain dhe axhin, do të thotë unë jam mik i asaj familje, ata janë miqt e familjes sime dhe nuk flasim politikisht. Albani askund nuk ka shku, ka shkuar në shtëpi të vet dhe Dardani e ka gjetë vetën në AAK, në shtëpi të vet”, theksoi ai./21Media


Haradinaj: Zgjedhja e presidentit do ti konvenoj Kurtit dhe Vetëvendosjes

Daut Haradinaj në “Click” të RTV21 pwr zgjedhjen e presidentit ka deklarur se kjo do ti konvenoj Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes. Derisa tregoi edhe arsyjen se pse do ti konvenoj.

Zgjedhja e presidentit mendoj që do ti konvenoj edhe vetë zotit Kurti dhe Vetëvendosjes që mos me i blloku proceset, mos me dërgu vendin në zgjedhje vetëm për mungesë korumi, sepse nuk ka nevoj me votu presidenten vetëm pjesëmarrja me kriju korumin edhe kaq është”, tha ai. /21Media


Vizita e presidentes Osmani në Mitrovicë, Haradinaj: Ka shkruar ta uroj bashkëpartiakun

Daut Haradinaj në “Click” të RTV21, për takimin e presidentes së vendit, Vjosa Osmanit, në Mitrovicë tha se e njëjta ka shkruar ta uroj bashkëpartiakun.

“Prejardhjen e ka tashmë prej listës së tij {Vjosa Osmani}, nëse nuk gaboj ka qenë edhe bartës liste. Ka shku me i uru bashkëpartiakut. Një president duhet me qenë president unifikues, gjithëpërfshirës, që përfaqëson interesat e secilit qytetar”, u shpreh ai./21Media


Haradinaj: Thirrja jonë ka qenë mos me bërë fushatë me akuza

Daut Haradinaj nga AAK në emisionin “Click” të RTV21, i pyetur për kompromiset pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit  tha se ideja e AAK-së është të mos kritikohet me VV-në.

“Ideja jonë është mos me me kritiku, ofendu dhe thirrja jonë publike ka qenë të mos bëjmë fushtatë me akuza apo me ofertë”, tha ai./21Media


Haradinaj: Nuk do të shkojmë në zgjedhje të reja, e kemi lodh popullin

Daut Haradinaj, nga AAK në “Click” të RTV21 i pyetur se a do të shkojë Kosovë në zgjedhje, nëse nuk do të ketë rezultat nga ato të 28 dhjetorit, ai beson se nuk do të ketë.

“Nuk e besoj që do të shkojmë në zgjedhje, jam shumë i bindur edhe krejt kjo ideja se Kosova rrezikohet, unë mendoj që ka frymë edhe vullnet tek lidershipi në Kosovë që me tejkaluar këtë situatë. Nuk e besoj që do të shkojmë në zgjedhje, për shkak se e kemi lodh popullin, këtu njerëzit duhet me kuptu që po thonë dy parë zgjedhje, nuk janë dy palë zgjedhje, por janë katër palë zgjedhje”, deklaroi ai./21Media


Haradinaj: Nuk zgjidhet presidenti pa AAK-në

Daut Haradinaj nga AAK në emisionin “Click” të RTV21 tha se nuk do të zgjidhet presidenti apo ekzekutivi pa AAK-në.

“Unë nuk i jap vetës drejt të flasë në emër të AAK-së, muj të flas për Daut Haradinaj, unë për dëshirën time do ta kisha parë Kosovën me një qeveri tjetër dhe do të punojmë shumë që ashtu të jetë, se çfarë do të ndodhë pas datës 28 dhjetor do ta shohim se çfarë po thonë numrat, nuk është kjo në vullnetin tim. Nuk ka me ndodh qeveri pa AAK-në dhe nuk do të zgjedhjen institucionet pa AAK-në qoftë i presidentit apo ekzekutivi”, tha ai./21Media


Haradinaj: AAK do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve

Daut Haradinaj nga AAK në “Click” të RTV21 ka paralajmëruar se AAK do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve.

“Aleanca besoj që më 28 dhjetor do të jetë befasi e këtyre zgjedhjeve dhe jemi duke punuar, jemi duke bërë më të mirën të mundshme”, theksoi ai.

Teksa përmendi profile të kandidatëve të cilat janë në listën e AAK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit./21Media


Haradinaj për Kurtin: S’ka lënë kriter pa shkel vetëm për mbërritjen e një vote

Daut Haradinaj nga AAK në “Click” të RTV21, ka folur për deklarimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili më 9 shkurt iu pati referuar opozitës si “hajvana”. Ai për këtë deklarim tha se këto deklarime nuk i kanë hije një lideri, derisa u shpreh se jo rastësisht partitë politike nuk kanë gjetur mirëkuptim me Vetëvendosjen.

“I quanin opozitën hajvana, e të dalësh prej aty e të thirrin me bashkëqeverisë unë nuk e kuptoj do të thotë kur përfunduan zgjedhjet, pse pi ofendon në momentin kur ti e more rezultatin, dole në kryeqytet me manifestu fitoren dhe i ofendon kolegët tu të opozitës, ajo nuk funksionon. Nuk mund ta quash një subjekt politik me 200 mijë votues hajvanë se është e pa logjikshme, do të thotë unë nuk e di a e ka ni ai vetën se çka ka thënë, ajo punë nuk i ka hije një lideri, kryeministri në detyrë, pastaj janë ofendimet e pa numërta do të thotë unë e përmenda vetëm si rast që e ka pa krejt Kosova në shesh, por përndryshe nëpër tubime, në rajone të ndryshme ky ka shkuar edhe më larg, ka ofendu, abuzu, ka fëlliq, ska lënë kriter pa e shkel vetëm me mbërri te një votë. Këto gjëra nuk i kanë hije një njeriu që dëshiron të krijoj një mazhorancë dhe jo rastësisht subjektet politike nuk gjetën mirëkuptim për t’ju bashkuar sepse ne e dimë që ai e morri mazhorancën, e fitoi me 9 shkurt, por ti ke kësi gjuhe, sjellje, abuzime me pushtetin, atëherë kush bashkëpunon me ty”, deklaroi ai.

Haradinaj pret që të ketë ndërrim të skenës politike, teksa shtoi se nuk duhet të parashikohet se çfarë do të ndodhë në ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 28 dhjetor./21Media


Haradinaj: Kemi pasur diskutime me LDK-në

Daut Haradinaj nga AAK në emisionin “Click” të RTV21, ka thënë se ka pasur diskutime me LDK-në, derisa nuk tregoi detaje se çfarë niveli kanë qenë ato.

“Kemi pasë diskutime me LDK-në, nuk e di a kanë qenë të nivelit të lartë apo të nivelit të parë. Nuk kam qenë prezent, në atë aspekt po flas. Shumicën e miqve që i kam në stukturën udhëheqëse të LDK-së kemi pasë diskutime jo në kuptimin e përfaqësuesëve të LDK-së, AAK-së, por kemi pasë diskutime se do të ishte e udhës unë mendoj që të jemi në një listë edhe ndoshta nuk kemi mbërri në një përfundim”, tha ai. /21Media


Haradinaj: Nuk kemi arritur që të krijojmë institucione, kemi faj edhe ne si opozitë

Daut Haradinaj nga AAK në “Click” të RTV21, tha se në çështjen e humbjes së një viti pa qeveri ka faj edhe opozita. Ai përmendi edhe mos arritjen e një mazhorance.

“Ky është një subjekt politik që e ka fituar besimin të qytetarëve, ka qeverisë me Republikën e Kosovës dhe mirë e keq jemi sot ku jemi, kemi pasë një humbje kohe një vjeçare do të thotë në parlament, nuk kemi arrit me kriju institucione. Kemi faj edhe ne si opozitë shumë, nuk jemi perfekt e di, sidomos kohën e fundit ne nuk kemi mbërri me arrit një mazhorancë”, deklaroi Haradinaj.

Për zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen më 28 dhjetor, ai mendon se ato kanë qenë të planifikuara të mbahen në fund të vitit.

“Unë mendoj që ka qenë krejtësisht e planifikuar që zgjedhjet me u mbajt në fund të vitit, sepse është e pa logjikshme një kandidat i vetëm me dalë 56 herë, një individ me u nominu për kryeparlamentar, ajo ka qenë abuzim edhe me vetë shoqërinë tanë”, tha ai./21Media


Kënga e Llalloshit për Kurtin, Haradinaj: Është tallava

Daut Haradinaj nga AAK në “Click” të RTV21 për këngën e deputetes së Vetëvendosjes, Edona Llaloshit dedikuar liderit të kësaj partie, Albin Kurtit, ku ka kënduar këto fjalë “”Si zog shqipe – Jam Albini pushkë me qite”, tha se është tallava.

“Mendoj që kjo është një tallava, por unë e respektoj shumë deputetën edhe mendoj që sa më pak që i këndohet njerëzve të gjallë është më mirë dhe nuk mendoj që është elementi kryesor që populli ynë ka nevoj, shumë më shumë kemi nevoj për me pa realitetin ku po jeton populli “, tha Haradinaj./21Media


Haradinaj: Sa më shumë që fuqizohet ushtria, do të ketë më pak posedim të armatimit

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në “Click” të RTV21 ka thënë se sa më shumë që fuqizohet Ushtria e Kosovës, do të ketë interesim më pak që qytetarët të posedojnë armatim.

Teksa përmendi pytjen e një gjenerali amerikan lidhur me armët në Kosovë.

“Mund të ketë edhe sot edhe gjithmonë do të ketë, por në kohën kur është krijuar argumenti pse Kosova e meriton ushtrinë, ish kryeministri i asaj kohe, Ramush Haradinaj, në mesin e shumë miqve e shokëve, për aleatë, zyrtarëve të lartë iu ka thënë se njerzëit tanë kanë armë, posedojnë shumë armë në duar të civilëve. Pyetja e një gjenerali shumë të lartë amerikan ka qenë se çka iu duhet armët, përgjigja ka qenë ne nuk kemi ushtri, populli jonë mbrohet sepse mungon ushtria e Kosovës. Ne e kemi kriju ushtrinë dhe unë mendoj që armatimi tani e ka vendin në repartet, depotët, magazinat ku janë paraparë për mbrojtjen dhe sigurinë, dhe sa më shumë që fuqizohet, Ushtria e Kosovës, aq më pak do të ketë interesim tek qytetarët për me posedu armatim”, tha Haradinaj./21Media


Haradinaj për Kurtin: Ka shkuar e ka bërë llugë situatën mes shqiptarëve të Maqedonisë

Daut Haradinaj, nga AAK në “Click” të RTV21, për Albin Kurtin ka thënë se e ka bërë “llugë” situatën mes shqiptarëve të Maqedonisë. Ai ka përmendur edhe raportet në Luginën e Preshevës.

“Kurr më keq raportet me Shqipërinë nuk i kemi pasë, ka shkuar e ka bërë llugë {Albin Kurti} situatën mes shqiptarëve të Maqedonisë, i ke raportet më mizere në Luginën e Preshevës, abuzohet me fondet në emër të ndihmës për Luginë do të thotë nuk e di me çfarë elementi sot ky del edhe mburret para opinionit publik”, tha ai./21Media


Haradinaj për Dejona Mihalin: Është faktor kyç në Vetëvendosje

Daut Haradinaj, nga AAK në “Click” të RTV21 për Dejona Mihalin, ajo është faktor kyç në Vetëvendosje, duke përmendur edhe lakimin e emrit të saj.

“Ne po harrojmë në çfarë situate e ka gjetë Kosovën, kur e ka pru. Kemi pasë shumë kritika për gjuhën ndoshta, ka thënë nuk do të ketë asosacion, ka thënë flamuri lara lara, bashkimi kombëtar, ka thënë do ta zhduki nepotizmin, ka thënë do ta hjeki nëntokën politike sot nëntoka politike kurr më e fuqishme nuk ka qenë, krye me Dejona Mihalin që nuk e ka asnjë pozit në shtet, e udhëheq shtet. Nuk e di ne këtu po jetojmë, do të thotë përderisa i madh dhe i vogël e lakon emrin e saj dhe ajo jep gisht drejt me tregu se kush është patriot, kush është tradhtar, kush është me serb, atëherë ajo i bie që është faktor kyç në Vetëvendosje”, tha Haradinaj./21Media


Haradinaj: Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë për shkak të manovrimit dhe logjikës së Kurtit

Daut Haradinaj, nga AAK, në emisionin “Click” të RTV21 tha se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë për shkak të manovrimit dhe logjikës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

“Si derivat i kësaj Kosova e kaloi një vit pa institucione, e kaloi një vit me 60 seanca, e kaloi një vit pothuajse më kritikun që e patëm edhe sot jemi në zgjedhje të jashtëzakonshme pikërisht për shkak të manovrimit të zotit Kurti dhe logjikës së tij. Nëse dikush mendon që kjo ishte qeverisja që e meriton besimin, le të ia jepin. Por nëse dikush shkon në market dhe e krahason çmimoren e vitit 2020 me të vitit 2025, unë nuk besoj që njeriu normal ka me e gjet guximin me i dhënë besim”, tha Haradinaj.

Ai përmendi edhe premtimin e Kurtit për çmimet dhe heqjen e TVSH-së.

“Në periudhën e fundit, pesë vjeçare përtej premtimeve nga qeveria Kurti, “që ne do të rrisin nivelin e performancës të bashkëpunimit, do të jemi shumë më dinamik në kuptimin e integrimeve euroatlantike”. Kosova sot është nën sanksione, Kosova sot e ka të ndërprerë dialogun strategjik me SHBA-të, Kosova sot blen energji në Serbi, sot jo që nuk u ulën çmimet siç premtonte zoti Kurti, jo që nuk e hjeki TVSH-në për produktet ushqimore, për shportën mujore siç njihet në popull”, u shpreh ai./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →