Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hargreaves takohet kryetarin e Supremes: Mbështesim institucionet e drejtësisë në Kosovë

nga B G23 korrik 2025
Hargreaves takohet kryetarin e Supremes: Mbështesim institucionet e drejtësisë në Kosovë

Ambasadori i Britanisë, Jonathan Hargreaves,  njoftoi se të mërkurën ka zhvilluar takim me kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës.

Ai bën të ditur se në takim  është diskutuar për rëndësinë e mbrojtjes së pavarësisë dhe integritetit të sistemit gjyqësor.

Hargreaves tutje ka thënë se ka ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë për institucionet e drejtësisë në Kosovë.

“Ritheksova mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për institucionet e drejtësisë në Kosovë dhe përkushtimin tonë të përbashkët ndaj transparencës, profesionalizmit dhe reformave që forcojnë besimin e publikut në drejtësi”, ka bërë të ditur ai.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →