Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hargreaves vëzhgon zgjedhjet: Ende ka kohë për të votuar!

nga Gentrita Xhemajli28 dhjetor 2025
Hargreaves vëzhgon zgjedhjet: Ende ka kohë për të votuar!

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë detaje mbi vëzhgimin e zgjedhjeve

Në një postim në Facebook, Hargreaves bëri të ditur se ka vëzhguar procesin zgjedhor në Mitrovicë të Jugut, të Veriut, Zveçan e Banjskë.

“Si gjithmonë, sot kam shijuar vëzhgimin e zgjedhjeve. Nga Mitrovica Jugore dhe Millosheva në Mitrovica Veriore, Grabovci në Zveçan dhe Banjska, ishte mirë të dëshmonim këtë ditë të demokracisë. Ende ka kohë për të votuar!” u shpreh ambasadori britanik.

Teksa ka mbetur edhe një orë deri në mbyllje të qendrave të votimit, deri më tani afro 39% të qytetarëve e kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →