Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Harta me Kosovën si pjesë e Serbisë, reagon Edi Rama

nga Kaltrina Berila5 prill 2023
Harta me Kosovën si pjesë e Serbisë, reagon Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë një reagim lidhur me raportimet e sotme në media për hartën që shfaqte Kosovën si pjesë të Serbisë e që u përdor në një prezantim të organizuar nga ministria e Turizmit të Shqipërisë.

Rama ka shkruar se prezantimi është bërë nga një kompani spanjolle dhe se Spanja e ka ashtu hartën e Ballkanit.

“Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova!Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!”, ka shkruar Rama.

Kryeministri shqiptar tutje ka shkruar se Shqipëria s’është si Irani ku kontrollohen prezantimet dhe se organizimi i djeshëm s’ka qenë fushëbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja.

Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova!Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!

— Edi Rama (@ediramaal) April 5, 2023

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →