Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Hartimi i Kodit Penal sipas modeleve të avancuara të BE-së”

nga RTV2126 prill 2017

Ministria e Drejtësisë ka thënë se është e përkushtuar të hartojë Kodin Penal

Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate për media shprehet e përkushtuar të hartojë Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale sipas modeleve të avancuara të vendeve të Bashkimit Evropian.

Kjo ministri njofton se me qëllim të avancimit të legjislacionit të fushës penale (Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale), është në proces të rishikimit të këtij legjislacioni dhe se përmes këtij procesi, synohet avancimi i mëtejshëm i legjislacionit të kësaj fushe, si dhe forcimit të luftës kundër terrorizmit, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Pas pranimit të komenteve dhe propozimeve, si dhe themelimit të grupit punës në lidhje me këtë çështje, Ministria e Drejtësisë njofton se ka hartuar draftin fillestar të Projektligjit për ndryshim plotësimin e Kodit Penal.

Me rastin e hartimit të këtij drafti Ministria e Drejtësisë ka marrë për bazë propozimet e akterëve të përfshirë në këtë proces si dhe praktikat e mira të vendeve të Bashkimit Evropian në përgjithësi e shtetit të Gjermanisë në veçanti.

Aktualisht, drafti u është dërguar për komente anëtarëve të grupit punues, përfaqësuesve të shoqërisë civile, si dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Ministria e Drejtësisë, aktualisht është në fazën e pranimit të komenteve dhe propozimeve shtesë nga ana e anëtarëve të grupit punues.

Ndryshe, MD fton të gjitha palët dhe mediat të përmbahen nga paragjykimet dhe të kuptojnë së çështjet e propozuara aktualisht janë në nivel diskutimesh dhe janë vetëm propozim për të cilat do të vendosë grupi punues.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →