Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Havolli mohon përçarjen në LDK, ”Përgjegjësia është kolektive”

nga Venera Grabanica14 janar 2026
Havolli mohon përçarjen në LDK, ”Përgjegjësia është kolektive”

(Lajm i përditësuar)


Havolli mohon përçarjen në LDK, ”Në këtë formë ruhet shtëpia e LDK-së”

Havolli: Nuk ka përçarje në LDK, vendimet e kryesisë nuk sjellin krizë

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, ka zgjedhur rrugën e dialogut të brendshëm dhe gjithëpërfshirës, në mënyrë që të ruhet  stabiliteti i LDK-së.

“Abdixhiku, përtej mesazheve të formës që mund të ngjallnin një pëlqueshmëri më të madhe, ka vendosur që diskutimin ta bëjë me gjithë anëtarësinë e LDK-së, sepse në këtë formë ruhet shtëpia e LDK-së,” tha Havolli.


Havolli kundër dorëheqjes së Abdixhikut: Ta forcojmë vazhdimin e mandatit të tij

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar se do t’u kërkojë anëtarëve të tjerë të partisë që të refuzojnë kërkesën për dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, duke theksuar se mandati i tij duhet të vazhdojë dhe të forcohet më tej.

“Unë do t’u kërkoj anëtarëve të tjerë që të refuzojnë kërkesën për dorëheqjen e Abdixhikut. Përkundrazi, duhet ta forcojmë vazhdimin e mandatit të tij,” tha Havolli.

Ai shtoi se nuk sheh mundësi për përçarje apo krizë brenda LDK-së si pasojë e një vendimi që del nga kryesia e partisë.

“Nuk ka mundësi të thellohet as përçarja dhe as të ketë krizë nga një verdikt që del nga kryesia e LDK-së,” theksoi Havolli.


Havolli kritikon Hykmete Bajramin: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor është kolektive

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Click të RTV21,ka komentuar reagimin e deputetes Hykmete Bajrami, të bërë përmes rrjeteve sociale, duke theksuar se nuk pajtohet me mënyrën e komunikimit dhe interpretimet që ajo ka dhënë lidhur me përgjegjësinë për rezultatin zgjedhor.

Havolli tha se Bajrami e ka ndjerë veprimin e saj si përgjegjësi morale, por sipas tij, komunikimi i tillë publik nuk është i duhuri.

“Zonja Bajrami e ka ndjerë si përgjegjësi morale veprimin e saj, por nuk pajtohem që komunikimi të bëhet në këtë mënyrë. Nuk mund t’i kërkosh dorëheqje dikujt kur kryetari Lumir Abdixhiku e ka ofruar vetë atë,” u shpreh Havolli.

Ai shtoi se nuk pajtohet me interpretimet që përgjegjësia për humbjen zgjedhore t’i faturohet individëve të caktuar, duke theksuar se ajo është kolektive.

“Nuk pajtohem me interpretime të tilla, sepse përgjegjësia për rezultatin e zgjedhjeve nuk është individuale, por kolektive,” deklaroi Havolli./RTV21/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →