Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haxhiu kërkon që të votohet pro tërheqjes së Trustit: Është kërkesë e qytetarëve

nga B G23 qershor 2022

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu paraqiti deputetëve të Kuvendit të Kosovës, projektligjin që mundëson tërheqjen e 30% të mjeteve nga Trusti.
Ai tha se deputetët duhet ta mbështesim projektligjin që sipas tij është dëshirë e qytetarëve.
“Kërkesa buron nga qytetarët dhe ne si deputetë duhet ta mbështesim këtë projektligj pa dallim partie. Duhet të votojmë për kërkesat e qytetarëve. Qytetarët që nga fillimi i vitit 2020 janë duke u përballë me kriza të njëpasnjëshme. Njëherë pandemia, pastaj kriza energjetike dhe tash kriza ekonomike”, ka thënë Haxhiu
Ai u kërkoi deputetëve që të jenë lirë në votim./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →