Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haxhiu: Kosova anëtarësohet në Këshillin Evropian për Mjekësi Ligjore

nga B G23 maj 2024
Haxhiu: Kosova anëtarësohet në Këshillin Evropian për Mjekësi Ligjore

Kosova është anëtarësuar në Këshillin Evropian për Mjekësi Ligjore (ECML), kështu ka njoftuar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se

Ajo ka thënë Kosova në Athinë është përfaqësuar nga një delegacion i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

“Kosova në këtë takim u përfaqësua nga një delegacion i IML-së dhe gjatë takimit delegatët e ECLM pasi shqyrtuan dokumentacionin e paraqitur nga IML, konstatuan se Kosova plotëson të gjitha kushtet duke votuar në mënyrë unanime për pranimin e Kosovës brenda familjes së madhe evropiane mjeko ligjore.”

“Ky paraqet një sukses të madh për IML dhe Republikën e Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane përmes harmonizimit të rregullave dhe procedurave mjeko ligjore me standardet evropiane. ECLM është organ zyrtar që bashkon shtetet evropiane në trajtimin e të gjitha parimeve shkencore, edukative dhe profesionale në Evropë.”, ka shkruar Haxhiu./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →