Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haxhiu: Kur lajmi ngatërrohet me manipulim, demokracia dobësohet

nga Gentrita Xhemajli3 maj 2026
Haxhiu: Kur lajmi ngatërrohet me manipulim, demokracia dobësohet

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtëpit, ka thënë se kjo epokë karakterizohet me ritëm të shpejtë informimi ndaj është sfidë të dallohet fakti nga interpretimi.

Sipas saj, roli i mediave profesionale mbetet thelbësor për informim të drejtë. Haxhiu është shprehur se kur lajmi ngatërrohet me manipulim, dobësohet demokracia.

“Epoka jonë karakterizohet me ritëm të shpejtë informimi, ndaj sfidat për ta dalluar faktin nga interpretimi janë gjithnjë e më të mëdha. Roli i mediave profesionale dhe i gazetarëve të përkushtuar mbetet thelbësor për informimin e drejtë të qytetarëve sepse kur e vërteta cenohet, kur lajmi ngatërrohet me manipulim, kur gjysmë të vërtetat ia zënë vendin fakteve dhe kur interesat e fshehura flasin në emër të publikut, qytetari e humb orientimin dhe demokracia dobësohet”, ka shkruar Haxhiu.

Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dita e 3 majit është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen dhe rëndësinë e lirisë së shtypit.

E drejta e shprehjes së lirë që është e garantuar me nenin 19 të Deklaratës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →