Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haxhiu: Pas vettingut do të ketë veprime serioze

nga Venera Grabanica27 prill 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka raportuar para Komisionit për Integrim Evropian, Ajo ka thënë se pas procesit të vettingut do të ketë veprime serioze në luftimin ndaj krimit dhe korrupsionit të nivelit të lartë.
“Por me qeverinë tonë s’do të ketë situata apo rrethana që një prokuror apo gjyqtar kërcënohet për lëndën që po e trajton. Prandaj, po them se nuk kam besim se pa procesin e vettingut do të kemi veprime serioze në raport, sidomos me rastet e krimit dhe korrupsionit. Prandaj jemi duke e bërë një reformë të thellë të drejtësisë”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka treguar se një delegacion i Komisionit të Venecias do të vijë në Kosovë në muajin maj për të dhënë opinionin e tyre rreth Projektligjit për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
“Së pari në kohë reale është miratuar koncepdokumenti për Vetttingun, së fundi kemi edhe projektligjin për vettingun në sistemin e drejtësisë. Një nismë tjetër është edhe projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Kryesisht lëshohet te zyrtarët në Kosovë, po edhe pse e kemi sjellë në Kuvend, opozita ka kërkuar të kërkohet në opinion nga Komisioni i Venecias. Delegacioni i Venecias për këtë do të vijë në Kosovë më 11 maj”, ka deklaruar Haxhiu./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →