Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haxhiu përkujton Elfete Humollin në 34 vjetorin e rënies

nga Venera Grabanica1 shkurt 2024
Haxhiu përkujton Elfete Humollin në 34 vjetorin e rënies

Ministria e Drejtësisë, Albulena Hagjiu ka përkujtuar Elfete Humollin, e cila ra dëshmore në protestën e 1 shkurtit  të vitit 1990, ku u qëllua me automatik nga forcat ushtarake policore të Serbisë.

Haxhiu vdekjen e Elfetes e ka cilësuar si ngjallje e një revolte të madhe dhe mobilizim për popullin, teksa ka theksuar se në shenjë respekti për Humollin, varrimi i saj ishte masiv dhe u shndërrua në demonstratë.

“Elfete Humolli ishte mishërimi i të rinjëve e të rejave të viteve ‘90 që ishin rritur me ëndrrën për lirinë e atdheut. Mungesa e lirisë dhe represioni serb i kishte bërë që të rriten para kohe. Prandaj, protestat e demostratat e kësaj periudhe ishin përplotë me nxënës të shkollave të mesme. Vet Elfetja ishte nxënëse e Shkollës së mesme të Ekonomisë”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”, përcjell rtv21.tv.

Elfetja ishte vetëm 16 vjet kur u vra në fshatin e saj të lindjes, nga forcat agresore serbe./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →