⚽ Futboll
Haxhiu reagon pas sulmit që i është bërë futbollistit Belgin Jashari
nga Venera Grabanica26 prill 2025
Ministrja në dorëheqje Albulena Haxhiu ka reaguar lidhur me sulmin që i është bërë futbollistit nga komuniteti Ashkali Belgin Jashari.
Ajo përmes një reagimi në facebook ka dënuar aktin e dhunës duke theksuar se kjo gjë është e papranueshme. “Ky veprim i papranueshëm përbën shkelje të rëndë të të drejtave të fëmijës dhe rrezikon mirëqenien emocionale të të gjithë fëmijëve të pranishëm”, shkroi Haxhiu.
Belgin Jashari është sulmuar gjatë një ndeshjeje në Fushëkosovë. Për sulmin ndaj Jasharit ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës.










