Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haxhiu: Serbia është shndërruar në strehë për kriminelët

nga Venera Grabanica12 shtator 2024
Haxhiu: Serbia është shndërruar në strehë për kriminelët

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për punën që është duke e bërë dikasteri i saj për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në vend.

Ajo ka theksuar se Strategjia për Drejtësi Tranzicionale është një hap monumental që e pasqyron zotimin e palëkundur të Qeverisë për viktimat e dhunës seksuale.

“Nga këto krime, Serbia është shndërruar në strehë për kriminelët, ata do të ndiqen penalisht me gjykimin në mungesë”, tha Haxhiu.

Ajo tutje ka shtuar se “Serbia është shndërruar në strehë për kriminelët. Gjykimi në mungesë ekziston. Nga janari i këtij viti kemi filluar. Tashmë kemi dënime për dhunime seksuale gjatë luftës dhe janë disa raste që po trajtohen”.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →