Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhi tha se konstituimi i Kuvendit të Kosovës varet nga qëndrimi i opozitës.
“Varet nëse opozita ka ndryshuar qëndrimin, natyrisht që mund të ketë ndryshime. Nëse jo, situatën e kemi fatkeqësisht të njëjtë”, tha Haxhiu për mediat para fillimit të përpjekjes së 46-të për konstituimin e Kuvendit.











