Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri,në ”Click” të RTV21 tha se marrëveshja e kryeministrit, Albin Kurtit me Vuçiqin është marrëveshja më e keqja.
Haziri tha se kryeministri Albin Kurti atë ditë është dorëzuar, dhe nga një kryeministër që thoshte jo dialog me Serbinë është bërë po.
”Marrëveshja e 27 shkurtit është marrëveshje e keqe, sepse mandej me 15 mars në Ohër u bë aneks dokumenti është marrëveshja me e keqe, marrëveshja Kurti-Vuçiq është marrëveshja më e keqe qe e ka pranuar në tavolinë. Kryeministri atë ditë është dorëzuar, nga një kryeministër që ka thënë jo dialog me Serbinë jo marrëveshje me Serbinë jo për gjithçka është bërë po”, tha Haziri.











