Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Helmimi në Podujevë, ndalohet për 48 orë një person

nga E.Bullaku26 shtator 2022

Një person është ndaluar për 48 orë, pas helmimit të katër qytetarëve në aheng në një restorant në Podujevë.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Ajo ka thënë se ndalimi i personit të dyshuar është bërë për veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”.
“Në koordinim me institucionet relevante janë duke u ndërmarrë veprime hetimore me qëllim të sqarimit të kësaj çështje”, ka thënë Ulaj.
Qytetarët e helmuar janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë. Drejtori Arben Vishaj, bëri të ditur për rtv21.tv se janë në pritje të konfirmimit laboratorik nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →