Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaHendboll
🤾 Hendboll

Hendboll/ Sonte finalja interesante në “Minatori”

nga Venera Grabanica25 maj 2023
Hendboll/ Sonte finalja interesante në “Minatori”

Trepça dhe Besa Famgas takohen në ndeshjen e dytë të serisë finale në plejofin e Superligës së Kosovës në hendboll, në kategorinë e meshkujve. Ndeshja luhet prej orës 20:15 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ndërsa pritet të ketë numër të madh shikuesish.

Trepça kërkon ta barazojë rezultatin në serinë finalen në 1:1, derisa Besa Famgas udhëton për ta siguruar titullin e dhjetë rresht të kampionit.

Ndeshjen e parë të luajtur në Pejë, Besa e fitoi me tri gola dallim. Ndeshja e parë ishte interesante dhe e hapur deri në fund. Edhe sonte pritet ndeshje atraktive dhe me hendboll cilësor.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →