Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaHendboll
🤾 Hendboll

Hendboll, Universiteti i Prishtinës mposht atë të Shkodrës

nga Xh.D13 korrik 2022

Ka përfunduar ndeshja e parë e programit të sotëm në sallën “1 Tetori”, ku Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” korri fitoren e tretë në kuadër të Kampionatit Botëror të hendbollit për universitete.
Hendbollistët kosovarë kanë arritur ta regjistrojnë edhe fitoren e tretë në FISU Prishtina 2022.
Pas plot 60 minutave lojë të zhvilluara, hendbollistët e “Hasan Prishtinës” arritën të shënojnë plot 67 gola, në krahasim me ata të Shkodrës që nuk arritën të realizojnë më shumë se 14 gola.
Më i miri i ndeshjes ishte Adonit Isufi me 16 gola, kurse më i dalluari te Universiteti i Shkodrës ishte Ardit Hoxhaj me vetëm 5 gola të shënuar.
Kjo ishte fitorja e tretë e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në këtë turne, kurse ishte humbja e tretë radhazi e studentëve shkodranë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →