🇽🇰 Kosova
Hetimi e krimeve ekonomike, Policia po zhvillon aksion në nivel vendi
nga Venera Grabanica10 tetor 2024
Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës në mëngjesin e sotëm kanë nisur një aksion në nivel vendi, i cili aksion është duke vazhduar.
Për rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
“Ju konfirmoj se Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë është duke realizuar një operacion policor në nivel vendi. Pas përfundimit, apo raportimeve nga tereni do te njoftoheni për detajet apo rezultatet e operacionit”, tha Hoxha.
Operacioni siç po raportohet është duke u zhvilluar në të gjitha pikat e laboratorit ”Avicena”./21Media









