Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Hill: Raportet SHBA-Serbi s’mund të varen nga ajo çfarë thonë vende të treta

nga Venera Grabanica7 shtator 2023
Hill: Raportet SHBA-Serbi s’mund të varen nga ajo çfarë thonë vende të treta

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill në konferencën “Ditët e Amerikës në Beograd” ka thënë  se marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë nuk mund të varen nga ajo që thonë disa vende të treta, duke theksuar se ato janë stabile dhe se duhet të punohet për përmirësimin e tyre të mëtejshëm.

Hill shtoi se ka më shumë gjëra që i lidhin SHBA-në dhe Serbinë sesa i ndajnë ato.

Ai theksoi rëndësinë e rrugës së Serbisë drejt integrimit evropian.

“Por pavarësisht politikës së përditshme dhe krizave globale, Serbia arrin të dalë nga situata dhe të vazhdojë me aspiratat për të hyrë në BE”, ka deklaruar Hill.

1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë
LAJMI TJETËR →
1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë

Më të fundit

Të gjitha →