Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Historike, Nora Gjakova i sjell Kosovës edhe një medalje të artë

nga Egzona Mehmeti26 korrik 2021

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova ka arritur ta bëjë përseri Kosovën që të shkëlqejë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, duke fituar finalen që ia ka siguruar medaljen e artë.
Nora në finale është ndeshur me xhudistën nga Franca, S.L. Cysique.
Nora në kategorinë -57 kg, ka mundur edhe japonezen Tsukasa Yoshida, Kaja Kajzer nga Sllovenia dhe holandezen, Sanne Verhagen.
Kjo është medalja e dytë e artë që ka siguruar Kosova në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, pasi edhe Distria Krasniqi ia ka siguruar një të tillë, në kategorinë -48 kg.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka reaguar pas këtij lajmi fantastik për vendin tonë, me ç’rast në faqen zyrtare të Komitetit në facebook është shkruar: Edhe një medalje. Edhe një e artë. E dyta në Lojërat Olimpike Tokio 2020, e treta në dy Olimpiada./21Media

ETIKETA:#Sport#Lajme
LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →