Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

H&M po hapet në Prishtinë

nga B G21 shtator 2022

Kompania suedeze e modës H&M, do të lansojë dyqanin e saj të parë në Prishtinë, Kosovë në vjeshtë të vitit 2022.
Hapja e shumëpritur do të bëhet në një hapsirë prej 2,130 m² në destinacionin e njohur të blerjeve në Albi Mall, duke ofruar një përvojë unike blerjeje për klientët.
“Jemi shumë të lumtur të njoftojmë hapjen e dyqanit tonë të ri në Kosovë, në një nga qendrat tregtare më të mëdha të Prishtinës. Fokusi i H&M është të jetë prezent aty ku janë klientët tanë, duke përmbushur pritshmëritë e tyre në rritje. Objektivi ynë kryesor është të ofrojmë një përvojë unike blerjeje që do ta pozicionojë markën tonë në mendjet e njerëzve si destinacioni kryesor për modën, kreativitetin dhe kulturën”, tha Thomas Estrany, Menaxher i Shitjeve në vend për H&M.
Dyqani H&M në Kosovë do të ofrojë një shumëllojshmëri të gjerë të trendeve më të fundit, klasikeve të përjetshme dhe frymëzim për klientët që të eksplorojnë stilin e tyre personal./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →