Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Holandë-Turqi, formacionet e mundshme

nga B.K7 shtator 2021


Holanda do të synojë sot që të arkëtoj pikët e plota, ku e pret në stadiumin “Johan Cruijff Arena” Kombëtaren e Turqisë.
Aktualisht, Turqia kryeson Grupin G me 11 pikë, kurse Holanda që zë vendin e dytë dhe Norvegjia të tretin gjenden në kuotën e 10 pikëve.
Në pesë ndeshjet e fundit kualifikuese për në Botëror, Turqia ka treguar formë më të mirë duke regjistruar tre fitore dhe dy barazime, krahas tre fitoreve, një barazimi dhe një humbjeje të Holandës.
Të dy trajnerët e këtyre kombëtareve nuk do të kenë mungesa të lojtarëve dhe do të kenë skuadrat e kompletuara për ndeshjen e sotme.
Formacionet e mundshme të Holandës dhe Turqisë i gjeni më poshtë.
Grupi G
Holanda (4-3-3): Bijlow; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Malacia; Wijnaldum, F de Jong, Klaassen; Berghuis, Memphis, Gakpo.
Turqia (4-5-1): Bayindir; Celik, Ayhan, Demiral, Muldur; Under, Yazici, Yokuslu, Calhanoglu, Karaman; Yilmaz.
20:45 Holanda – Turqia (Stadiumi Johan Cruijff Arena).

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →