RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Hollande në Berlin

nga Egzona Mehmeti6 maj 2017

Francois Hollande do të vizitojë Gjermaninë

Presidenti francez, François Hollande do të zhvillojë të hënën një vizitë në Berlin, ku do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me rastin e ceremonisë përkujtimore të kapitullimit të Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore, theksoi sot presidenca franceze.

Presidenti francez, që përfundon mandatin për disa ditë, do të takohet me kancelaren gjermane.

Para se të niset në Gjermani, ai do të drejtojë ceremoninë përkujtimore me rastin e 8 majit 1945 në bulevardin Champs-Elysees në Paris, në praninë e pasardhësve të mundshëm Emmanuel Macron apo Marine Le Pen.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
LAJMI TJETËR →
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

Më të fundit

Të gjitha →