Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hoti: Do ta ndërtojmë rrugën Deçan-Plavë, zhurma s’është zgjidhje

nga B.K17 gusht 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se rruga Deçan-Plavë do të ndërtohet në bashkëpunim me Komunën e Deçanit dhe institucionet tjera kompetente, duke u respektuar ligjet e shtetit të Kosovës.

Hoti ka thënë se zhurma nuk është zgjidhje për shqetësimet e qytetarëve, por puna, angazhimi dhe respektimi i normave ligjore dhe kushtetuese.

“Pa u ndikuar nga zhurmat nëpër studio televizive, ne do ta ndërtojmë rrugën Deçan-Plavë në bashkëpunim të ngushtë me Deçanin dhe të gjitha institucionet e tjera kompetente, duke respektuar ligjet e shtetit të Kosovës. Zhurma nuk është zgjidhje për shqetësimet e qytetarëve tanë, por puna, angazhimi dhe respektimi i normave ligjore dhe kushtetuese”, ka shkruar Hoti në Facebook./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →