Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hoti: Duke nderuar familjen Jashari, nderojmë pavarësinë e Kosovës

nga B.K17 shkurt 2021

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka bërë homazhe në kompleksin “Adem Jashari”, në Prekaz. Për 56 të rënët e kësaj familje, në 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ai tha se janë sakrifica më sublime qe mund të bëjë dikush për pavarësinë e vendit.

“Sot kemi bërë nderime këtu tek të rënët e familjes Jashari. Në këtë kompleks për të nderuar familjen Jashari për sakrificën më sublime, më të lartë që mund të bëjë dikush për pavarësinë e vendit. Duke nderuar këta ne nderojmë të gjithë të rënët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha Hoti.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ishte i shoqëruar me bashkëpartiakët e tij të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →