Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hoti e bën bashkëfajtore edhe Vjosa Osmanin për goditjen që i dha dje SHBA Kosovës

nga Venera Grabanica13 shtator 2025
Hoti e bën bashkëfajtore edhe Vjosa Osmanin për goditjen që i dha dje SHBA Kosovës

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se goditja që SHBA i dha Kosovës me ndërprerjen e Dialogut Strategjik, do të ketë pasoja afatgjata nëse nuk do të ndryshojë qasja politike në Kosovë. Hoti ka thënë se s’duhet harruar edhe faktin se Kosova është nën masa të BE-së.

Hoti ka shtuar se një goditje e tillë do të ishte evituar nëse presidentja Vjosa Osmani do të kishte përmbushur detyrimin kushtetuese për të mbrojtur Kushtetutën, gjyqtarët e Kushtetueses, gjyqësorin, prokurorinë, gazetarët, bizneset e të gjitha komunitetet nga sulmet e Albin Kurtit.

“Ky vendim i SHBA-së është zile e re alarmi për ata që bartin përgjegjësi institucionale apo politike, shumë prej të cilëve viteve të fundit Kurti i ka tërhequr zvarrë drejt narratives së tij të popullizmit të mbrapshtë që solli këtë vendim të SHBA-së.Zilja ra sërish dhe shumë fuqishëm. Nesër, kur mund të bëhet vonë, askush nuk mund të thotë se nuk u zgjua ngase nuk i ra kush ziles.Zilja kishte rënë edhe në fillim të vitit 2020. Atëherë, LDK-ja zgjodhi partneritetin me SHBA-në para ruajtjes së pozitave qeveritare”, ka shkruar Hoti.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →