🇽🇰 Kosova
Hoti i LVV-së premton sigurimin e ujit të pijes për banorët e Malishevës
nga B G15 shtator 2025
Kandidati i LVV-së për kryetar të Malishevës, Valon Hoti, në debatin zgjedhor në RTV21 tha se prioritet i tij kryesor për këtë komunë është uji i pijshëm.
“Do ta sigurojmë ujin e pijes për çdo familje në Malishevë”, tha ai, duke shtuar se hapat e parë për këtë do të fillojnë menjëherë.
Ai, po ashtu, premtoi sigurimin e ndërtimit të nënstacionit energjetik në Malishevë, dhe shtoi se do të ndërtojnë kolektorë të rinj dhe dy impiante për ujërat e zeza./21Media










