Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hoti i reagon Kurtit: Nga Kosova të dërgohen mesazhe që nxisin pozitivitet

nga Xh.D8 gusht 2022

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti, se gjasat që një luftë të ngjajë në Kosovë, janë të larta.
Hoti ka thënë se vendi ka nevojë për urtësi e normalitet në qeverisje.
“Kosova ka nevojë për urtësi dhe normalitet në qeverisje. Nga Kosova duhet të dërgohen mesazhe që nxisin pozitivitet për të ardhmen tonë euro-atlantike, për jetë më të mirë e për sigurinë e investimeve. Ne duhet që të sqarojmë para të gjithëve se ende kemi çështje të hapura me fqinjin verior, të cilat çështje do t’i zgjidhim me dialog, në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar, sepse opsion tjetër nuk ka dhe nuk do të lejohet të ketë”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Kurti kishte bërë këtë deklaratë në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →