Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hoti kritikon politikat fiskale të Qeverisë

nga B.K24 janar 2023
Hoti kritikon politikat fiskale të Qeverisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë Kurti në lidhje me politikat fiskale.
Hoti thotë se të hyrat buxhetore nga akciza dhe TVSh-ja në naftë janë rritur me +88 për qind, ose 283 milionë euro më shumë.
Sipas tij, sikur të ulej TVSh-ja në 8 për qind siç është propozuar, këto 283 milionë euro do të ishin në buxhetin e familjeve, e jo në llogarinë bankare të qeverise ku po i zhvlerëson inflacioni.
“Këta as nuk i shpenzojnë vetë mjetet e mbledhura nga tatimet, e as nuk ua lënë qytetarëve t’i shpenzojnë aty ku kanë nevojë”, ka thënë Hoti.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →