Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Hoti: Nuk ka zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e vendit

nga Kaltrina Berila12 shkurt 2024
Hoti: Nuk ka zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e vendit

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se qytetarët e bizneset kanë paguar 33% më shumë tatim në pronë gjatë vitit 2023.

Ai ka thënë se kjo ka ardhur për shkak të vendimit të Qeverise për rritje të ngarkesës tatimore në pronë.

“Në kulmin e krizës nga inflacioni dhe krizës energjetike, të cilat e dyfishuan koston e jetës, ky vendim ishte absurd. Kjo dhe shumë të dhëna të tjera nga raporti preliminar i buxhetit për 2023 tregojnë për një situatë të rënduar ekonomike dhe sociale. Të krijohet përshtypja sikur nuk ka zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e vendit”, ka shkruar Hoti në “Facebook”./21Media

1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë
LAJMI TJETËR →
1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë

Më të fundit

Të gjitha →