Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hoti: PAN duhet të ndalet, ka unitet vetëm për pushtet

nga RTV2131 janar 2019

Hoti ka thënë se vendit i duhen zgjedhje

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se vendit i duhen zgjedhje. Këtë reagim Hoti e ka bërë në një postim në Facebook, ku ka shkruar se ky koalicion qeverisës po rrezikon çdo gjë që është arritur deri tash dhe sipas tij duhet të ndalet.

“Koalicioni PAN duhet të ndalet. Nuk ka orientim shtetndërtues, por ka unitet vetëm për të mbetur në pushtet.  Ky koalicion po rrezikon çdo gjë që kemi arritur deri më sot. Ky koalicion po e kthen perceptimin e Kosovës si vend me korrupcion në rritje. Zgjedhjet janë të domosdoshme për të ndalur këtë dëm që po i bëhet shtetit të Kosovës.”, ka shkruar Hoti.

Ndërkaq, kreu i ekzekutivit sot pas homazheve te shtatorja e dëshmorit, Zahir Pajaziti, nuk e ka përjashtuar mundësinë e rrëzimit të Qeverisë, duke shtuar se në javët në vijim mund të ndodhë gjithçka./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →