Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hoti për informatat se sulmuesit janë pjesëtarë të Wagnerit: S’kemi diçka të argumentuar

nga Kaltrina Berila24 shtator 2023
Hoti për informatat se sulmuesit janë pjesëtarë të Wagnerit: S’kemi diçka të argumentuar

(Lajm i përditësuar)


Hoti për informatat se sulmuesit janë pjesëtarë të Wagnerit: S’kemi diçka të argumentuar

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, i pyetur në konferencë për media se nëse sulmuesit janë nga grupi mercenar rus Wagner, ai ka thënë se po i trajtojnë informatat, porse nuk ka di[ka të argumentuar.

“Ne kemi bashkëpunim shumë të ngushtë e të mirë me AKI-në, trajtojmë [do informatë që marrim. Kemi pasur edhe më herët informata për Grupin Wagner, se individë nga ky grup mund të lëvizin, do të lëvizin apo mund të sulmojnë. Të gjitha janë trajtuar, por deri tash nuk kemi di[ka të argumentuar e trajtuar, se janë pjesëtarë të këtij grupi. Si informacion e kemi trajtuar. Me KFOR-in jemi në kontakt të vazhdueshëm për të gjitha veprimet që ndërmerr policia, jemi në koordinim të vazhdueshëm”, tha Hoti.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dihet që “rrotull kufirit të Kosovës në anën e Serbisë, ka vazhdimisht lëvizje”.


Zv-drejtori i Policisë: Po vazhdon të ketë shkëmbim zjarri në Veri

Fehmi Hoti, Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, ka thënë se në veri të Kosovës po vazhdon të ketë shkëmbim zjarri.

Ai ka thënë se nuk ka informacione nëse ka të vrarë nga pala tjetër.

”Deri më tani që kemi informacione zyrtare është një të vrarë dhe dy kolegë që njëri është i lënduar tjetri i plagosur. Nuk ka informacione nga pala tjetër. Momentin që po flasim ka ende shkëmbim zjarri”, ka thënë Hoti.

Ky sulm është cilësuar si terrorist, ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar edhe fotografi të këtyre grupeve.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →