Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hoti – Qeverisë: Keni përgjegjësi për mijëra euro të shpenzuara kot

nga Kaltrina Berila21 maj 2024
Hoti – Qeverisë: Keni përgjegjësi për mijëra euro të shpenzuara kot

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi Qeveria Kurti ka marrë vendim për shuarjen e ndërmarrjes publike “Ndërmarrje e Re Energjetike e Kosovës”(NKEC).

Ai e ka kritikuar Qeverinë Kurti për vonesë në mbylljen e kësaj ndërmarrje.

Në “Facebook”, Hoti ka shkruar se kjo ndërmarrje është dashur të mbyllet më herët.

“Shkaqet për ekzistencën e kësaj ndërmarrjeje publike kanë pushuar që nga koha kur është ndërprerë projekti i termocentralit “Kosova C”. Ju keni përgjegjësi për mijëra euro të shpenzuara kot. Auditori ju ka rekomanduar para shumë kohe ta shuani. Ju ra ndërmend pas ballafaqimit që kishim në Kuvend. Fatkeqësisht, ky është vetëm njëri nga shumë rastet e abuzimit me paranë publike”, ka shkruar Hoti.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →