Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

SHBA dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e Kosovës e ka mbështetjen tonë

nga Venera Grabanica29 nëntor 2024
SHBA dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e Kosovës e ka mbështetjen tonë

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar shpërthimin e sotëm në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka mbështetjen e SHBA-së.

”Ne jemi duke e monitoruar situatën nga afër, do të mbështesim një hetim gjithëpërfshirës dhe i kemi ofruar mbështetjen tonë të plotë Qeverisë së Kosovës për të siguruar që personat përgjegjës për këtë sulm kriminal të identifikohen dhe të mbahen përgjegjës. Ne gjithashtu dënojmë sulmet e fundit me granata në stacionin policor të Zveçanit më 26 nëntor dhe në ndërtesën e komunës së Zveçanit më 28 nëntor. Këto veprime të dhunshme nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe ata që janë përgjegjës për këto sulme kriminale kundër autoriteteve legjitime të Republikës. Kosova duhet të mbajë përgjegjësi.Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të solidarizohen me popullin dhe Qeverinë e Kosovës përballë sulmeve të tilla kriminale”, thuhet në reagimin e Hovenierit./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →