Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hovenier reagon për Manastirin e Deçanit: Falënderojmë liderët kosovarë për përpjekjet e tyre

nga Venera Grabanica13 mars 2024
Hovenier reagon për Manastirin e Deçanit: Falënderojmë liderët kosovarë për përpjekjet e tyre

Pas urdhrit të Qeverisë që Manastirit të Deçanit t’i jepen pronat sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Hovenier ka thënë se e vlerëson këtë vendim, për të cilin shtoi se e demonstron përkushtimin e Kosovës për të ruajtur sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Ambasadori amerikan i ka falënderuar liderët kosovarë për përpjekjet për ta çuar përpara këtë çështje, derisa në fund ia ka bërë ‘tag’ ndihmëssekretarit Jim O’Brien.

“E vlerësoj vendimin për të çuar përpara regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit- duke demonstruar përkushtimin e Kosovës për të  ruajtur sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit. Siç tha sot në mëngjes zëvendësndihmës sekretari Gabriel Escobar, vendimi i sotëm për Manastirin e Deçanit ishte një hap i domosdoshëm dhe falënderojmë liderët kosovarë për përpjekjet e tyre për ta çuar këtë përpara”, ka shkruar Hovenier në rrjetet sociale.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →