Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hovenier: SHBA-ja mbetet e palëkundur në mbështetje të integrimit euroatlantik të Kosovës

nga B G13 maj 2023
Hovenier: SHBA-ja mbetet e palëkundur në mbështetje të integrimit euroatlantik të Kosovës

Shefja e USAID Samanta Poëer në takim me presidenten  e Kosovës, Vjosa Osmani u shoqërua nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Ky i fundit tha se në këtë në këtë takim është diskutuar për përkushtimin e palëkundur të Qeverisë amerikane në përkrahje të integrimit euroatlantik të Kosovës dhe mbështetjen e Ëashingtonit për procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Sot iu bashkova Samanta Poëer në takim me presidenten Vjosa Osmani. Diskutuar për përkushtimin e palëkundur të Qeverisë amerikane për mbështetjen e Kosovës në integrimin euro-atlantik dhe përkrahjen për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, shkroi Hovenier në Twitter.

Themelimi i Asociacionit do t’i ndihmojë procesit të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kështu deklaroi Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Poëer, pas trakimit që pati me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →