Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Hovenieri dënon sulmin ndaj gazetarëve

nga B.K26 dhjetor 2022
​Hovenieri dënon sulmin ndaj gazetarëve

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka dënuar sulmet në veri ndaj gazetarëve kosovarë.
Gjatë ditës së sotme, në Zupç të Zubin Potokut është sulmuar ekipi i Klan Kosovës, me ç’rast gazetarja dhe shoferi kanë pësuar lëndime trupore.
Hovenier ka thënë se gazetaria e lirë dhe e pavarur është gurthemel i demokracisë.
“SHBA-ja i bashkohet Asociacionit t Gazetarëve të Kosovës – AGK dhe Bashkimit Evropian në Kosovë për të dënuar fuqishëm sulmin e fundit në seri kundër gazetarëve të Kosovës. Mediat duhet të jenë në gjendje të punojnë lirshëm nga kërcënimet me dhunë dhe frikësim. Gazetaria e lirë dhe e pavarur është gurthemel i demokracisë”, ka thënë Hovenier./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →