Hovenieri shtroi iftar për komunitetin mysliman të Ambasadës
Ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier sot ka shtuar iftar për komunitetin mysliman të Ambasadës.
Hovenier është shprehur i kënaqur që pat mundësin për këtë organizim.
“Për të dytin vit me radhë tani, isha i nderuar të merrja pjesë në darkën e iftarit të komunitetit të Ambasadës. Jam i kënaqur që pata mundësinë të mirëprisja kaq shumë anëtarë të familjes në Ambasadë për të prishur agjërimin dhe për të ndarë traditat dhe zakonet kosovare gjatë Ramazanit”, u shpreh Hovenieri në një postim në platformën X.
For the second year in a row, I was honored to participate in the Embassy’s community iftar dinner. I’m pleased that we were able to welcome so many family members to the Embassy to break fast and share Kosovan traditions and customs during Ramadan. pic.twitter.com/A3qpL3CvBf
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 27, 2024









