Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hoxha: Gjatë viti 2023 siguria në veri ka qenë e brishtë dhe e cenueshme

nga Venera Grabanica28 dhjetor 2023
Hoxha: Gjatë viti 2023 siguria në veri ka qenë e brishtë dhe e cenueshme

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha sot në një konferencë për media, ka paraqitur të arriturat e këtij institucioni për këtë vit.

Ai ka thënë se janë shkatërruar 23 grupe kriminale.

“Janë protestat e dhunshme që kanë ndodhur në katër komunat veriore me rastin e hyrjes së kryetarëve në objektet komunale, ku janë sulmuar policia, pjesëtarët e KFOR-it, gazetarët e qytetarët. Një ndër sulmet më të mëdha ka qenë kidnapimi i zyrtarëve policor nga xhandarmëria serbe brenda territorit të Kosovës. Pastaj sulmi terroristi në Banjskë ku jeni të informuar mbi këtë sulm dhe suksesin e arritur”, tha Hoxha.

Ai tutje ka shtuar se situata e sigurisë  në Kosovë gjatë vitit 2023 ka qenë përgjithësisht e qetë.

Ndërkaq shtoi se në pjesën veriore të vendit siguria ka qenë e cenuar dhe e brishtë pas sulmeve të vazhdueshme nga serbët./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →